“Përkrahësit e Vuçiqit: Escobarin, Lajçakun e Borrellin - Albini ynë në Ohër i la me gishta në gojë”

Aktuale

“Përkrahësit e Vuçiqit: Escobarin, Lajçakun e Borrellin - Albini ynë në Ohër i la me gishta në gojë”

Nga: A.SH Më: 19 mars 2023 Në ora: 09:09
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Të shtunën u mbajt takimi mes Kosovës dhe Serbisë.

Ata u pjatuan për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruar, kështu deklaroi Joseph Borrell.

“Ajo që palët pranuan, është që Marrëveshja dhe zbatimi i saj përmes Aneksit të bëhen pjesë integrale e rrugëve të tyre përkatëse drejt Bashkimit Evropian”, tha Borrell.

Opinionisti Sulejman Mehazi ka reaguar në lidhje me këtë duke thënë se Kurti la me gishta në gojë ata që siç i quan ai ishin përkrahësit e Vuçiqit.

Postimi në Facebook:

Përkrahësit e Vuçiqit: Eskobarin, Lajçakun e Borrelin Albini ynë në Ohër i la me gishta në gojë, o Zot ju falenderojmë shumë që me anë të votave dërgove Kurtin të udhëheq Kosovën, për ndryshe klyshat intelegjentë shqiptarë të Vuçiqit do ta kishim humbur Kosovën në Ohër.

Jemi duke u bindur se burrështetasit e mençur mundin edhe perandoritë e jo Vuçicat.

Çfarë mrekullie, Albini vetë në Ohër i mundi të gjithë Serbi, BE e SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat