Adriatik Kelmendi: Albini nuk i ka ndërruar fjalët për Asociacionin, pikë!

Aktuale

Adriatik Kelmendi: Albini nuk i ka ndërruar fjalët për Asociacionin, pikë!

Nga: A.Zh Më: 19 mars 2023 Në ora: 09:34
Adriatik Kelmendi dhe Albin Kurti

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka reaguar edhe një herë për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, dje në Ohër.

Ai ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke thënë se ai nuk e ka nënshkruar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por tani vetëm do ta zbatojë, përcjell Bota sot.

“Albini nuk i ka ndërruar fjalët. Albini nuk e nënshkruan Asociacionin. Atë e kanë nënshkruar Hashimi dhe Isa.

Albini vetëm e zbaton Asociacionin.

Zbatimi dhe nënshkrimi janë dy gjëra të ndryshme.

Hashimi dhe Isa e kanë nënshkruar, por nuk e kanë zbatuar.

Albini nuk e ka nënshkruar, por po e zbaton.

Pra, gjithmonë në anë të ndryshme.

Pikë!”, ka shkruar Kelmendi në një postim në Facebook.

Kurti sot ka shkruar në Twitter se në Ohër kanë shkuar me qëllime të mira, duke përmendur sërish se Serbia ka qenë ajo që iu shmang nënshkrimit të ankesit sikurse veproi edhe në Bruksel./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat