Abazi tregon pyetjet që sillen vërdallë para se të paraqiten bombolat e gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës

Aktuale

Abazi tregon pyetjet që sillen vërdallë para se të paraqiten bombolat e gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës

Nga: A.SH Më: 19 mars 2023 Në ora: 12:03
Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka parashtruar disa pyetje pas takimit të mbrëmshëm në Ohër.

Ndër tjera, ai ka pyetur, pse nuk ishte Rama në takim, pse nuk u propozua Prespa por Ohri.

Postimi në Facebook:

Pyetje që silllen vërdallë para se të paraqiten bombolat e gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës:

Kush e propozoi Ohrin dhe pse nuk është propozuar Prespa?

Pse jo Selaniku apo Vjena?

Pse nuk ishte Rama në takim?

A do të mbahen zgjedhjet e lira e demokratike në katër komunat e veriut të Kosovës, kur?

Çfarë do të ndodhë nëse njësia speciale shkon në Veri të Kosovës, a do të ketë barrikada të Veselinovicit, Radojcicit dhe Rakicit?

A ka të drejtë FSK të paraqitet në Komunat Veriore të vendit tonë?

Pse urgjenca për zbatim të pikës 7- vetëm?

A do të vetmenagjojnë komunat Serbe nëpërmejt strukturave të tyre “Komunat paralele” që sot menagjojnë apo ato do të shuhen dhe do të krijohen të reja?

Përmendja e të zhdukurve nuk është ballafaqim me të kaluarën, as lejimi i kthimit të mbetjeve mortore, nuk është ballafaqim me të kaluarën ne fakt është tentim për të tejkaluar të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat