Kral komenton foton e takimit në Ohër: Vetëm ky person aty e njeh Kosovën si shtet të pavarur

Aktuale

Kral komenton foton e takimit në Ohër: Vetëm ky person aty e njeh Kosovën si shtet të pavarur

Më: 19 mars 2023 Në ora: 12:14
Ohër, 18 mars 2023.

Daniel Kral, ekonomist i “OxfordEconomics”, ka shkruar për takimin e së shtunës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Duke marrë shkas nga një fotografi e publikuar nga takimi nga kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, në të cilën përveç tij, shihet edhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Kral ka thënë se aty vetëm Kurti është nga një vend që “e njeh Kosovën si shtet të pavarur”.

“Vetëm një person pas asaj tavoline është nga një vend që e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Ai person është vetë kryeministri i Kosovës”, ka shkruar Kral.

Pas rreth 12 orë negociatash, Kurti dhe Vuçiq u pajtuan mbrëmë për planin e zbatimit të marrëveshjes mbi bazën e propozimit europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat