Haradinaj: Aleanca po fuqizohet çdo ditë e më shumë në mërgatë

Aktuale

Haradinaj: Aleanca po fuqizohet çdo ditë e më shumë në mërgatë

Më: 19 mars 2023 Në ora: 19:02
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar disa takime me mërgimtarët në Cyrih të Zvicrës.

Nga atje, Haradinaj ka thënë se prezenca e mërgatës në takimet e AAK-së, është dëshmi se partia e tij po fuqizohet çdo ditë e më shumë në mërgatë.

Ai tutje ka thënë se përkrahja për Aleancën është përkrahje ndaj njerëzve me vlera atdhetare, të cilët kanë qenë në detyrë për përpjekjet për liri, por edhe në shtet-ndërtim.

Postimi i plotë i tij:

Prezenca madhështore në takim me struktura të AAK-së në Cyrih të Zvicrës, është dëshmia më e mirë se Aleanca po fuqizohet çdo ditë e më shumë në mërgatë.

Zvicra si vend mik i yni, ka qenë strehë për shumë shqiptarë në kohërat më të vështira, ka qenë pranë nesh në periudhën shtet-formuese e vazhdon ta ndihmojë Kosovën edhe tash në forma të ndryshme. Sot, shqiptarët në Zvicër janë vlerë e çmuar dhe e respektuar për shoqërinë. Me vlerat që i përfaqësojnë, përkushtimin dhe suksesin e treguar, janë shembull edhe për të tjerët.

Liria e që e gëzojmë sot, ka rrënjët tek përpjekjet dhe sakrifica e shumë brezave, e cila kulmoi me luftën e lavdishmë të Ushtrisë Çlirimtare. Por, kjo liri është edhe falë aleatëve tanë në krye me ShBA-të, të cilët i kanë dhënë krah Kosovës në kohërat më të rënda. Për Aleancën, marrëdhëniet me miqtë tanë e me ShBA-të në veçanti, janë jetike për rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe në proceset e tjera euro integruese.

Përkrahja për Aleancën, është për përkrahje ndaj njerëzve me vlera atdhetare, të cilët kanë qenë gjithmonë në krye të detyrës në të gjitha periudhat kohore, si në përpjekjet për liri por edhe në shtet-ndërtim.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Zvicër, në përbërje të saj ka njerëz të dëshmuar në shumë në lëmi të ndryshme. Organizimi i mirëfilltë i tyre ka bërë që bashkatdhetarët tanë në mërgatë ta kenë adresë të tyre Aleancën, gjithë ata që besojnë në një Kosovë të fortë politikisht e me ekonomi të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat