Latifi për Krasniqin dhe Abdixhikun: Nuk do të mund të arrinin diçka më shumë se Kurti

Aktuale

Latifi për Krasniqin dhe Abdixhikun: Nuk do të mund të arrinin diçka më shumë se Kurti

Më: 20 mars 2023 Në ora: 06:51
Blerim Latifi

Profesori universitar, Blerim Latifi ka reaguar pas kritikave të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreut të PDK-së, Memli Krasniqi për takimin e kryeministrit Albin Kurti në Ohër.

Latifi ka thënë se Krasniqi dhe Abdixhiku bëjnë mirë ta kuptojnë se as ata nuk do të mund të arrinin diçka më shumë se Kurti.

Ai ndër të tjera ka thënë se Kurti në Ohër e ka kuptuar se nuk mund të bënte diçka më shumë se ajo që kishin bërë më herë paraardhësit e tij.

Postimi i plotë i tij:

Kurti, dje në Ohër, e kuptoi më në fund, pas kaq e kaq vitesh, se nuk mund të bënte diçka më shumë se ajo që kishin bërë më herët paraardhësit e tij në negociatat me Serbinë.

Krasniqi e Avdixhiku, që po e kritikojnë tani Kurtin për rezultatin e djeshëm, bëjnë mirë ta kuptojnë se as ata nuk do të mund të arrinin diçka më shumë se Kurti.

Sepse një gjë dihet shumë mirë që nga koha e Tukididit, themeluesit të realizmit politik : në tryezën e negociatave rëndësinë themelore e ka raporti real i forcave midis shteteve që përfaqësojnë negociatorët, e fare pak, për të mos thënë hiç, profilet personale të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat