Pas publikimit të raportit të DASH-it, Çitaku: Kurti vazhdon ta mbajë në detyrë Berishajn

Aktuale

Pas publikimit të raportit të DASH-it, Çitaku: Kurti vazhdon ta mbajë në detyrë Berishajn

Më: 21 mars 2023 Në ora: 10:26
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut (DASH) për Kosovën.

Përmes një postimi në rrejtin social “Facebook”, Çitaku ka kritikuar qeverinë duke thënë se vazhdon ta mbajë në detyrë ambasadorin Martin Berishajn.

Postimi i plotë:

Raporti i Departamentit të Shtetit:

“Ligji parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët, por qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive. Pati raportime të shumta për korrupsion në qeveri. Zyrtarët ndonjëherë përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar.”

Qeveria Kurti II vazhdon ta mbajë në detyrë Ambasadorin Martin Berishajn. Pa një zor nuk e mbrojnë me kaq zell.

Departamenti i Shtetit kritikon Qeverinë për mos-transparencë, përmend edhe afera korruptive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat