“Kujdes nga Neni 7”, Driton Tali paralajmëron Qeverinë: Ky është rreziku nga Kisha ortodokse serbe

Aktuale

“Kujdes nga Neni 7”, Driton Tali paralajmëron Qeverinë: Ky është rreziku nga Kisha ortodokse serbe

Nga: N. Sh. Më: 21 mars 2023 Në ora: 16:19
Albin Kurti dhe Driton Tali

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, më vonë edhe i kreut të Kuvendit Glauk Konjufca, Driton Tali ka paralajmëruar për rrezikun që po i kanoset Kosovës nga Neni 7 i planit evropian për Kosovën e Serbinë.

Tali përmes një postimi në Facebook, thotë se Kisha Ortodokse Serbe po thotë se Rrafshi i Dukagjinit dhe shumë territore të Rrafshit të Kosovës janë prona të tyre.

Ai kërkon që Kisha ortodokse serbe të shndërrohet në Kishë ortodokse shqiptare.

Postimi i plotë:

Sipas "Kishës Ortodokse të Serbisë" e tërë (Dukagjini) është pronë e Kishës, prandaj ata ende i referohen me termin e vjetër greko - koin "Metohi"!

Biles edhe shumë territore tjera  të "Rrafshit të Kosovës", sipas tyre janë "prona të manastireve ortodokse serbe".

Andaj kujdes me Nenin 7 të këtij "Planit të UE'së".

Nuk po them kot që "Kisha Ortodokse Serbe" të shndërrohet në "Kishë Ortodokse të Kosovës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat