Vuçiq vazhdon propagandën: S’kemi ndërmend ta njohim Kosovën, pikë

Aktuale

Vuçiq vazhdon propagandën: S’kemi ndërmend ta njohim Kosovën, pikë

Më: 22 mars 2023 Në ora: 08:52
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sërish se Serbia nuk e ka ndërmend ta njohë Kosovën.

Nëpërmjet Instagramit, Vuçiq ka thënë se gjithashtu, në marrëveshjen e Aneksit të planit të zbatimit në Ohër nuk “bëhet fjalë” as për anëtarësim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, siç është Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Që të mos ketë interpretime korruptive dhe të rreme, dhe nuk kam fare frikë të them saktësisht të njëjtën gjë në fytyrën e të gjithëve – për Serbinë nuk bëhet fjalë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, për anëtarësimin e të ashtuquajturës Kosovë në Kombet e Bashkuara, organizatat, institucionet dhe agjencitë e OKB-së. Pikë”, shkroi Vuçiq.

Kurti dhe Vuçiq u dakorduan më 18 mars në Ohër për Aneksin e planit të zbatimit, megjithatë, sipas kryeministrit Kurti, presidenti serb ka refuzuar të nënshkruajë, përkundër insistimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat