Humolli edhe zyrtarisht largohet nga GP i VV-së

Aktuale

Humolli edhe zyrtarisht largohet nga GP i VV-së

Më: 22 mars 2023 Në ora: 12:51
Fatmir Humolli

Deputeti Fatmir Humolli sot nuk është ulur ku ulet zakonisht në Kuvendin e Kosovës.

Për dallim nga herët tjera, ai është ulur larg grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këndin ku ai po qëndronte, në fund të sallës, është parë shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila duke biseduar me të.

Ai kishte deklaruar edhe më heret se do të largohej nga LVV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat