Kurti: Ai që hodhi uniformën e Policisë së Kosovës e mori medalje në Beograd s’i them dot kthehu

Aktuale

Kurti: Ai që hodhi uniformën e Policisë së Kosovës e mori medalje në Beograd s’i them dot kthehu

Më: 22 mars 2023 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar të gjitha partitë e kandidatët që të regjistrohen për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale në veri të vendit.

“Është me rëndësi për të gjithë ata që duan të angazhohen për politika publike, në nivelin komunal me këtë rast për katër komunat në veri, dhe që duan t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve të pakicave serbe, ta shfrytëzojnë këtë mundësi në këto orë të fundit”, ka theksuar Kurti.

Kryeministri foli edhe për dorëheqjen e policëve dhe gjyqtarëve në veri të vendit, ku tha se ai s’ka bërë thirrje për kthim në institucione, por për aplikime të reja.

“Atij që e hodhi uniformën e Kosovës, unë nuk i them dot kthehu, ose atij që shkoi dhe mori medalje në Beograd pas dorëheqjes. Por, të tjerët që janë të interesuar, ne e mirëpresim aplikimin e tyre, dhe nga informatat që i kam nga MBP-ja, aplikimi sa vjen e rritet”, vijojë Kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat