Halimi e LDK-së për Qeverinë Kurti: Dy vjet qeverisje propaganduese

Aktuale

Halimi e LDK-së për Qeverinë Kurti: Dy vjet qeverisje propaganduese

Më: 22 mars 2023 Në ora: 20:28
Sibel Halimi

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi ka komentuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin me rastin e dy vjetorit të ardhjes në pushtet.

Përmes një postimi në Facebook, Halimi ka thënë se Qeveria Kurti është propaganduese dhe se po vazhdon me avazin e vjetër.

“Dy vjet qeverisje propaganduese. Dy vjet më parë numrat u shndërruan në shpresë, ndërsa sot shpresa është ikje e qytetarëve nga vendi, e pushteti vazhdon me avazin e vjetër, prodhimin e realiteteve paralele nga makineria e agitprop-it. Qendra e ndryshimit të premtuar nuk ishte Kuvendi e as Qeveria e Republikës së Kosovës, por selia e partisë Vetëvendosje ku stisej prosperiteti që fyen realitetin. Të ngujuar në të kaluarën, do të mbetët partia e histerisë së historisë, që asnjë shenjë për të mirë nuk e lë askund, përpos retorikës boshe duke mbjellë urrejtje, përçarje e polarizim shoqëror.” – ka shkruar ajo.

Halimi tha se Qeveria e Kosovës ka lëkundur gjithë themelin e vlerave të shtetësisë, duke u tallur dhe vetëkënaqur në emër të numrave të tyre abstrakt.

“Gjithmonë nga perspektiva e së kaluarës, lëkunden gjithë themelin e vlerave të shtetësisë së Kosovës, duke u tallur e vetëkënaqur në emër të numrave të tyre abstrakt. Nga liria e mendimit dhe shprehjes së lirë e shndërruan mendimin kritik në një tabelë qitjejeje për këdo që ia drejtoi gishtin për paaftësinë. E me gjithë alarmin nga të gjithë sektorët, partia në pushtet nuk braktisi vetëm hallet e qytetarëve, por edhe vet identitetin mbi të cilën e ndërtoi veten tjetër, të idealeve të drejtësisë.” – ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka thënë se Kurti i ka shkelur premtimet një nga një.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat