“Zajednica është Zajednicë”, Thaçi: Me deklarimin e sontëm të Kurtit, kjo qeveri s’ka legjitimitet

Aktuale

“Zajednica është Zajednicë”, Thaçi: Me deklarimin e sontëm të Kurtit, kjo qeveri s’ka legjitimitet

Më: 22 mars 2023 Në ora: 22:55
Jusuf Thaçi

Ish-zëvendës-ministri i Arsimit në Qeverinë Kurti I, Jusuf Thaçi ka reaguar pas deklarimit të sontëm të kryeministrit Kurti, lidhur me atë se në marrëveshjen e arritur në Ohër, ka Asociacion.

Thaçi, duke shfrytëzuar rrjetin social “Facebook”, pohoi se “Zajednica” është “Zajednicë” dhe si e tillë është e papranueshme.

Më poshtë postimi i plotë:

Bazuar në atë që deklaroi sonte kryeministri Kurti në RTK në lidhje me Zajdenicën/Asociacionin, që prej sonte kjo qeveri më nuk ka legjitimitet të qeverisë me vendin, sepse nuk përfaqëson më atë që e ka proklamuar në zgjedhje (edhe para zgjedhjeve) në lidhje me Zajdenicën, bile tashmë përfaqëson të kundërtën e asaj që ka premtuar në zgjedhje.

Relativizimet janë të kota, Zajdenica është Zajdenicë, nuk mund të bëhet kurrë as e mirë e as e pranueshme.

Shpresat për të bërë eskivazha gjatë zbatimit të Zajdenicës janë të kota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat