Kelmendi: Pse duhet të ketë asociacion ose vetëmenaxhim të një komuniteti etnik në një shtet multientik?

Aktuale

Kelmendi: Pse duhet të ketë asociacion ose vetëmenaxhim të një komuniteti etnik në një shtet multientik?

Më: 23 mars 2023 Në ora: 00:36
Adriatik Kelmendi

Kryeministri Albin Kurti, pranoi sonte se në planin evropian ka asociacion, anise mes tjerash, atë e shtjellonte duke e prezantuar në kuadër të vetëmenaxhimit të komunitetit serb.

Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, është opinionisti Adriatik Kelmendi, i cili që nga 27 shkurti ndoqi nga vendi i ngjarjes në Bruksel takimet mes palës kosovare dhe asaj serbe, ai që tashmë ka shprehur publikisht dy dilema mbi këtë çështje.

”Pse duhet të ketë Asociacion me bazë etninë, ose vetëmenaxhim të një komuniteti etnik, në një shtet multietnik, me vende të rezervuara për pakicat etnike dhe shumicë të dyfishtë në Kuvend?!”, shprehet Kelmendi.

Çka tha sonte kryeministri Albin Kurti?

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në planin evropian përfshihet edhe zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

”Ka asociacion në planin evropian”, është shprehur Kurti për RTK.

”Në nenin 10 të dy palët konfirmojnë zbatimin e marrëveshjeve të kaluara që ngelin valide dhe të obligueshme. Janë 39 marrëveshje”, ka theksuar Kurti.

Teksa më pas, ai u tregua kontradiktor, duke kritikuar analistët politikë se po bëhen kreativ duke e imagjinuar asociacionin anise nuk ekziston në aneksin e Ohrit.

”Duhet shumë kreativitet dhe imagjinatë, që vetëmenaxhimin ta bëjmë asociacion”.

”Unë po e shoh, me aq sa kam vërejtur, nëpër studiot televizive, të gjithë janë bërë artista se si ta interpretojnë vetëmenaxhimin si asociacion, a fjalën asociacion nuk e ke”.

”Nuk po flas për media. Po flas vetëm për njerëz, analista politikë të cilët, në vend se ta ndihmojnë ofenzivën e Kosovës në katër nenet e para, provojnë ta gjejnë fjalën ”asociacion” që s’është askund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat