Alienët në Tokë/ Ironia e analistit: Në shënjestër janë të rrëmbehen edhe disa nga Kosova

Aktuale

Alienët në Tokë/ Ironia e analistit: Në shënjestër janë të rrëmbehen edhe disa nga Kosova

Nga: A.SH Më: 23 mars 2023 Në ora: 06:33
Foto ilustrim

Në media ka qarkulluar lajmin se në Tokë do të zbarkojnë alientë.

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, ka ironizuar me këtë duke thënë se në Kosovë janë në shënjestër disa që do të “rrëmbehen”.

“Nesër alientë do të zbarkojnë në tokë, por edhe në Kosovë?!

Në shënjestër janë të rrëmbehen edhe disa nga Kosova

Një 'udhëtar në kohë' i TikTok-ut, thotë se alienët do të zbarkojnë nesër - dhe ata do të marrin 8,000 njerëz me vete nga rruzulli tokësor.

I ka kapë paniku shumë kënd nga friga se mos po i rrëmbejnë alienët”, thotë ai.

Ai fjalën e ka për opozitarët e Kosovës, duke thënë se nuk po gjenden askund, sepse i ka kapur frika “janë mbetë si të pa kokë”

“Kështu sot nuk ke mund me i gjetë, as me i takuar e as me i pa askund si: Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun, Skënder Hysenin, Isa Mustafën, Hisen Berishën, Vlora Çitakun, Dardan Molliqajn, Abelard Tahirin, Ganimete Musliun e shumë te tjerë të cilët janë të rrezikuar nga rrëmbini i sotëm nga alienët.

I ka kapë friga, tuta janë mbetë si te pa kokë, bile as ndërmend nuk po ju shkon me e kritikuar Kurtin nga friga e alienëve. Disa prej tyre as bira e minit nuk po i zënë, kurse disa të tjerë si duket edhe kanë kërkuar azil te Vuçiqi në Serbi”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat