Haradinaj për Kurtin: T’i ndalë eksperimentet në implementim të marrëveshjes

Aktuale

Haradinaj për Kurtin: T’i ndalë eksperimentet në implementim të marrëveshjes

Më: 23 mars 2023 Në ora: 10:43
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, ka thënë se për dy vite sa Kurti është në krye të qeverisë së Kosovës, ai ka qenë në ‘luftë’ me shumicën e kategorive të shoqërisë e veçmas me faktorin ndërkombëtar.

Haradinaj në një konferencë për media, ka folur edhe për ndalesën e zyrtarëve shtetëror për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Jemi në dy vitet e qeverisjes Kurti, që sipas meje ishte në luftë me të gjithë por që përfundoi në luftë me vetveten. Kurti fillimisht u shpalli luftë kategorisë së lirisë, punëtorëve të sektorit publik, të gjithë sipërmarrësve duke i ndalë investimet kapitale”

“Rezultat i kësaj qeverie jo vetëm që është lodh por ka filluar t’i lodh edhe aleatët tanë më të mirë, të cilët për një vit nuk pranojnë asnjë zyrtarë të kësaj Qeverie për të udhëtuar në SHBA”,
tha Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar që institucionet e Kosovës të mos bëjnë siç tha ai eksperimente me planin e propozuar nga evropianët.

“Situata është serioze dhe Qeveria nuk duhet të bëjë eksperimente për të implementuar planin franko-gjermane. Ne e ndajmë qeverisjen Kurti, vlerësimin tonë si mashtrues”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat