Deputeti i Listës Guxo ia “shkoq” këmishën deputetit të VV’së - Kjo është arsyeja

Aktuale

Deputeti i Listës Guxo ia “shkoq” këmishën deputetit të VV’së - Kjo është arsyeja

Më: 23 mars 2023 Në ora: 10:50
Foto nga takimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani është bërë baba i një vajze.

Ai gjatë seancë së djeshme të Kuvendit të Kosovës, iu ka shërbyer çokollata deputetëve me rastin e lindjes së vajzës.

Mirëpo, deputeti tjetër i VV-së ka zgjedhur një formë tjetër për të uruar Ramandanin për lindjen e vajzës.

Burim Meta i Guxo që është pjesë e Grupit Parlamentar të VV-së, ia ka zbërthyer këmishën deputetit, traditë kjo që duket se praktikohet nga Meta në këso raste.

“Me shkoqje të kujdesshme të këmishës e uruam Valon Ramadanin për lindjen e vajzës”, ka shkruar ai në storie në Facebook.

Image
Foto nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat