Kurti: Serbia e ka pranuar njohjen “de facto”, unë nuk i besoj plotësisht

Aktuale

Kurti: Serbia e ka pranuar njohjen “de facto”, unë nuk i besoj plotësisht

Më: 23 mars 2023 Në ora: 11:42
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia e ka pranuar njohjen “de facto” të Kosovës.

Duke raportuar para deputetëve për takimin e Ohrit, të mbajtur më 18 mars, Kurti e ka cilësuar marrëveshjen si historike për Kosovën, teksa ka thënë se me anë të saj Serbia e ka pranuar Kosovën si anëtare të barabartë.

Mirëpo, Kurti është shprehur skeptik ndaj këtij pranimi, duke thënë se nuk i beson Serbisë.

“Ja vlejti mundimi sepse arritëm një marrëveshje me Serbinë. Marrëveshja bazë tregon se politika e jashtme e Kosovës bazohet në standarde evropiane”.

“Serbia ka pranuar ta njohë Kosovën si anëtare të barabartë. Ajo e ka pranuar këtë, megjithëse nuk i besoj plotësisht. Ajo e ka pranuar që nuk mundet ta përfaqësojë shtetin tonë. Jemi përkushtuar të zhvillojmë marrëdhënie të mira fqinjësie. Ka pranuar që mos ta kundërshtojë as anëtarësimin e Kosovës në organizata kombëtare. Kjo është njohje ‘de facto’ në një marrëveshje të nënshkruar. BE dhe ShBA janë garantues të kësaj marrëveshjeje”, tha Kurti, para deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat