Abdixhiku: Kurti është i pavetëdijshëm për marrëveshjen që u dakordua

Aktuale

Abdixhiku: Kurti është i pavetëdijshëm për marrëveshjen që u dakordua

Më: 23 mars 2023 Në ora: 12:15
Lumir Abdixhiku

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku kreu i shtetit po raporton për takimin e 18 marsit në Ohër.

Abdixhiku tha se Kurti i shkeli të gjitha Kushtet të cilat i premtoi dhe se nuk është i vetëdijshëm për marrëveshjen që është pajtuar.

“Unë ndjej keqardhje, çfarë fati i trishtueshëm, ndjej keqardhje për ata të shfrytëzuarit të përdorurit, ndjej keqardhje për humbjen e kohës së Republikës së Kosovës.

Mungesë e plotë e kredibilitetit dhe mungesë qartësie. Kurti është i paqartë dhe i pavetëdijshëm për produktin e dakorduar vet. Marrëveshja tani është ligjërisht e obligueshme. aprovimi publik është i barazvlefshëm me nënshkrimin”, u shpreh Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat