Kërçeli: Si do ndihej i ndjeri akademik Fehmi Agani, me këto koncepte të opozitarizmit me përmbajte banale?!

Aktuale

Kërçeli: Si do ndihej i ndjeri akademik Fehmi Agani, me këto koncepte të opozitarizmit me përmbajte banale?!

Më: 23 mars 2023 Në ora: 15:02
Ilir Kërceli, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca

Ilir Kërceli, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas ofendimeve që Kujtim Shala i bëri në drejtim të kryeministrit, Albin Kurti.

“Në vend që të lexojmë ndonjë studim akademik rreth gjenocidit të Serbisë ndaj Kosovës dhe destruktivitetit të politikës serbe në këto 23 vitet e fundit, dëgjojmë sharje nga me të ultat të cilat prekin nderin personal dhe atë të familjes.

A thua vallë, si do ndihej i ndjeri akademik Fehmi Agani, me këto koncepte të opozitarizmit me përmbajte banale?!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, masa e dënimit ndaj Kujtim Shalës do të jetë vërejtje me paralajmërim për largim nga seanca.

“Kur deputeti ose anëtari i Qeverisë e përsërit shkeljen në të njëjtën seancë plenare, pasi i është dhënë vërejtja një herë ose cenon seriozisht rendin në seancë plenare, kryesuesi i seancës i jep “vërejtje me paralajmërim për largim nga seanca plenare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat