Molliqaj falënderon Limajn dhe kërkon që Kurti të dorëhiqet

Aktuale

Molliqaj falënderon Limajn dhe kërkon që Kurti të dorëhiqet

Më: 23 mars 2023 Në ora: 15:56
Dardan Molliqaj dhe Albin Kurti

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka falënderuar kreun e Nismës, Fatmir Limaj për përkrahjen që do t’i japë kësaj partie në protestën e organizuar më 25 mars kundër Asociacionit.

Në një postim në Facebook, ai këtë “bashkëpunim opozitar” e ka quajtur të vleshëm dhe të nevojshëm.

Postimi i plotë i Molliqajt:

E falënderoj NISMA-n Socialdemokrate dhe z.Limaj për mbështetjen që i japin protestës së 25 marsit. Bashkëpunimi opozitar është i vlefshëm dhe i nevojshëm.

Marrëveshja është jashtëzakonisht e dëmshme. Ky kryeministër nuk ka legjitimitet, prandaj duhet të dorëhiqet. Prandaj të shtunën, ora 14:00, sheshi “Zahir Pajaziti”, protestojmë.

Dorëheqje!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat