Konjufca me ironi: S’jam njoftuar për përqafimet e Martin Berishajt në Kuvend

Aktuale

Konjufca me ironi: S’jam njoftuar për përqafimet e Martin Berishajt në Kuvend

Më: 23 mars 2023 Në ora: 18:44
Glauk Konjufca

Në Kuvendin e Kosovës i cili po vazhdon edhe në kohën e iftarit, deputeti I VV-së Artan Abrashi duke folur në lidhje me krizën e energjisë elektrike si dhe menaxhimin e saj nga Qeveria Kurti, e ka zënë në gojë edhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn.

Ai tha se Berishajn e përqafuan në Komisionin hetimor parlamentar të formuar për të hetuar menaxhimin me krizën.

Konjufca në këtë moment ja ndali fjalën Abrashit, duke i thënë se Ai nuk ishte njoftuar për këto përqafime.

“Unë nuk qenkam i njoftuar për këto përqafime, që po flisni ju z. Abrashi” – tha Konjufca.

Kujtojmë se Berishaj është përfshirë në një skandal të madh financiar sipas gazetave sllovene, por kur erdhi për të raportuar në Kosovë, ai u prit shumë mirë nga deputetët opozitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat