Flet deputeti i LDK-së që bashkë me Gashin e çoi në Kushtetuese ligjin për KPK-në

Aktuale

Flet deputeti i LDK-së që bashkë me Gashin e çoi në Kushtetuese ligjin për KPK-në

Më: 24 mars 2023 Në ora: 21:41
Shkëmb Manaj

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj e ka konsideruar fitore të madhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që Ligjin për Këshillin Prokurorial ta shpall të pavlefshëm.

Manaj, i cili bashkë me shefin e GP të LDK-së, Arben Gashi e kishte dërguar ligjin në Kushtetuese, ka thënë se ky vendim mundëson ruajtjen e rendit kushtetues dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.

“Gjykata Kushtetuese ka aprovuar sot kërkesën tonë të parashtruar nga 10 deputetë të Grupit Parlamentar të LDK-së dhe njëzëri ka të shpallë të pavlefshëm, në tërësinë e tij, Ligjin nr.08/L-136 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Kjo është fitore e madhe e ruajtjes së rendit tonë kushtetues dhe të pavarësisë institucionale të institucioneve të pavarura të drejtësisë”, ka shkruar Manaj.

Sipas tij, vendimi është edhe një dëshmi që pushteti i Vetëvendosjes, përmes ligjeve kundër kushtetuese, po tenton të kap sistemin e drejtësisë.

“Për njoftim, në thelb, Aktgjykimi sqaron që në rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, sistemi prokurorial është plotësisht i pavarur. Më saktësisht, Këshilli Prokurorial është pjesë përbërëse e Kapitullit VII të Kushtetutës lidhur me Sistemin e Drejtësisë dhe bashkë me Këshillin Gjyqësor, kanë kompetencën e administrimit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, respektivisht dhe pavarësisht ngjashmërive e dallimeve përkatëse, në ushtrimin e funksioneve të tyre, Kushtetuta u akordon të dyjave “pavarësi të plotë kushtetuese”. Aktgjykimi sqaron që kjo pavarësi e plotë kushtetuese, bazuar në nenin 4 të Kushtetutës lidhur me ndarjen dhe balancimin e pushteteve, i nënshtrohet edhe balancimit e ndërveprimit me pushtetet tjera, gjithnjë në përputhje me vlerat demokratike siç janë të përcaktuara në nenin 7 të Kushtetutës”, ka shkruar në fund ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat