Diplomati gjerman: Ja kur do ta njohin Kosovën 5 vendet e BE-së

Aktuale

Diplomati gjerman: Ja kur do ta njohin Kosovën 5 vendet e BE-së

Më: 25 mars 2023 Në ora: 07:32
Diplomati gjerman, Joakim Ryker

Diplomati gjerman, Joakim Ryker tha për “Balkan Talks”  se në momentin që marrëdhëniet Kosovë-Serbi do të normalizohen, atëherë do të bëhet dhe njohja e plotë e Kosovës nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

“Unë personalisht mendoj se sapo arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse e normalizimit, në rrugën ku Brukseli dhe Ohri hodhën hapa të rëndësishëm, sapo arrihet marrëveshja mendoj se problemi i 5 shteteve që nuk e njohin, do të shuhet. Këtë bindje kam unë,” – u shpreh Ryker.

Sipas tij është detyra e qeverisë serbe të përmbysë opinionin se nuk e mbështesin njohjen e Kosovës edhe nëse do tu krijohej mundësia për një hyrje të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Diplomati shtoi se një opinion i tillë nuk është në interes të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat