Gashi: Pensionistet kanë nevojë të trajtohen siç e meritojnë, ndihemi të fyer e përbuzur

Aktuale

Gashi: Pensionistet kanë nevojë të trajtohen siç e meritojnë, ndihemi të fyer e përbuzur

Më: 25 mars 2023 Në ora: 09:25
Nijazi Gashi

Kryetari i Shoqatës së pensionistëve, Nijazi Gashi ka thënë se ndihen të përbuzur e të fyer nga mënyra e trajtimit nga shteti.

“Pensionistët duhet të trajtohen ashtu siç e meritojnë. Ne nuk e kemi merituar të injorihemi, të fyhemi e të përbuzemi deri në këtë masë. Ne jemi të vetëdijshëm që buxheti i Kosovës është i kufizuar. Por në të njejtën kohë e dijmë që ka mundësi të zgjidhet më mirë kjo çështje”, tha Gashi.

Tutje Gashi shprehet i shqetësuar për faktin se ligji aktual për skemat pensionale përpos që nuk është zgjidhur, ai vazhdon të shkelet çdo ditë.

“Çështja e pensioneve nuk është e zgjidhur siç duhet me ligjin aktual për skemat pensionale, por edhe përkundër faktit që nuk është i mirë, ai vazhdon të shkelet çdo ditë nga vet ata që janë të obliguar ta respektojnë. Qeveria për katër vite nuk ka bërë vlerësimin e Inflacionit në nivel kombëtar, gjë të cilen e ka obligim ta bëjë, dhe nuk i ka rritur pensionet konform inflacionit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat