“Ambasador, lexo pak marrëveshjet”, Basha i reagon Hill-it

Aktuale

“Ambasador, lexo pak marrëveshjet”, Basha i reagon Hill-it

Më: 27 mars 2023 Në ora: 22:46
Dimal Basha

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka thënë se kryeministri Kurti i ka dy probleme kryesore në dialogun për normalizim me një rival abnormal.

Ai ka thënë se janë problemet e krijuara nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa me Zajednicat që i kanë krijuar dhe problemet që po krijohen si kjo e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, se marrëveshje nuk vlen për shqiptarët por vetëm për serbët.

Përmes një postimi në Facebook, Basha i ka kërkuar ambasadorit që t’i lexojë pak marrëveshjet, pasi duket se ai nuk i ka lexuar drejtë ose nuk është i drejtë në vlerësim.

Postimi i tij i plotë:

Kryeministri Albin Kurti i ka dy probleme kryesore në dialogun për normalizim me një rival abnormal:

𝐚) problemet që i kanë kriju, që janë Zajednica e Hashim Thaçit (2013) dhe Isa Mustafës (2015), dhe

𝐛) problemet që po na i krijojnë pa nevojë, si kjo deklarata e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili sot paska deklaru se marrëveshja na qenka vetëm për komunitetin e priviligjuar serb, kurse për atë shqiptar nuk vlen.

Ambasador, lexo pak marrëveshjet.

Preambula e Marrëveshjes Bazë të adoptuar tashmë nga BE-ja në fjalinë e tretë flet për “pakicat kombëtare” (pra, shumës, jo njëjës, aq më tepër që sipas Kushtetutës në Kosovë ka komunitete joshumicë ndërsa pikërisht në Serbi ka pakica kombëtare).

Tjetra, në nenin 1 të kësaj Marrëveshje Bazë të 27 shkurtit dhe 18 marsit 2023 flitet për “marrëdhënie të mira fqinjësore” të cilat në BE nënkuptojnë edhe trajtimin e drejtë të pakicave kombëtare respektive.

Për më tepër, Neni 5 i Marrëveshjes Bazë i referohet nenit 2 të Traktatit të Bashkimit Evropian që bën thirrje edhe për të drejtat e pakicave si vlerë themelore.

Prandaj, ambasadori amerikan Hill thjeshtë ose nuk e ka lexu drejtë marrëveshjen, ose nuk po është i drejtë në vlerësim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat