Syla: Gjenerali Hoppe vuri themelet e miqësisë me FSK-në

Aktuale

Syla: Gjenerali Hoppe vuri themelet e miqësisë me FSK-në

Më: 29 mars 2023 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimin të detyrës të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT). Me këtë rast, gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein ka marrë detyrën e drejtorit të NALT nga gjeneral brigade Joachim Hoppe. Ky i fundit ka shërbyer në këtë detyrë për një vit, dhe sipas drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ushtrinë kosovare.

Para largimit gjeneralin Hoppe e priti zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Shemsi Syla.

“Në këtë takim të ngrohtë e miqësor e falënderova gjeneralin Hoppe për kontributin e tij madhor në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në dhe përkushtimin e tij ndaj vlerave, traditës e historisë së popullit tonë”, shkruan Syla në Facebook.

“Në historikun e rrugëtimit tonë ushtarak, që nga paslufta, kemi pritur e përcjell miq të shumtë nga shtetet mike të NATOS. Ishte e veçantë ndarja nga miku ynë, gjenerali gjerman Hoppe, i cili, në shërbimin e tij njëvjeçar, vuri themele të forta miqësie jo vetëm me Ministrinë e Mbrojtjes e FSK- në, por me gjithë popullin shqiptar”, deklaron Syla.

Si rrallë kush, sipas tij, gjenerali Hoppe  u interesua, krahas misionit ushtarak, të njohë për së afërmi historinë e dhimbshme e krenare të popullit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat