Konjufca takon Buchanan: Mbështetja e ShBA-së, qenësore për proceset e Kosovës

Aktuale

Konjufca takon Buchanan: Mbështetja e ShBA-së, qenësore për proceset e Kosovës

Më: 29 mars 2023 Në ora: 17:18
Foto nga takimi

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar kryetarin e Partneritetit për Demokraci të Dhomës së Përfaqësuesve, Vern Buchanan.

Konjufca e Buchanan folën për zhvillimet politike në vend, integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike dhe organizatat e mekanizmat ndërkombëtarë.

“Po ashtu vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, vazhdimësinë e miqësisë së përhershme, partneritetin e palëkundur dhe aleancën strategjike mes shteteve dhe popujve tanë. Ndamë pikëpamje të njëjta se, sikur deri më tani, mbështetja e Shteteve të Bashkuara është qenësore për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës”, tha Konjufca.

Tutje, ai tha se Kosova do të jetë në miqësi të përhershme, partneritet e bashkërendim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat