Isa Mustafa: Me mendje me ju që do marshoni për Drejtësi

Aktuale

Isa Mustafa: Me mendje me ju që do marshoni për Drejtësi

Më: 30 mars 2023 Në ora: 14:03
Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar për marshin për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, që po mbahen në Hagë, gjykimi i të cilëve pritet të nis më 3 prill.

Mustafa thotë se ky manifestim meriton përkrahje, teksa pjesëmarrësve u bën të ditur se me mendje do jetë me ta kur të marshojnë.

“Marshojmë për Drejtësi”, një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim!

Meriton respekt e përkrahje lufta e UÇK-së dhe meritojnë drejtësi luftëtarët e saj që dolën në ballë për të ndalur masakrat e shtetit serb dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s. Kemi qenë bashkë në kohërat më të vështira; jemi solidar sot me të gjithë ata që kontribuan për liri e pavarësi dhe me ata që ishin shembull i gatishmërisë për të zbardhur çdo dyshim në luftën e drejtë dhe të pastër, sepse besonin në Drejtësi!

Me mendje jam me ju që do të marshoni për Drejtësi. IM”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat