Bajqinovci ironizon me raportimet për mundësinë e ‘rrëzimit’ të presidentes: Çdo muaj po e shkarkojnë

Aktuale

Bajqinovci ironizon me raportimet për mundësinë e ‘rrëzimit’ të presidentes: Çdo muaj po e shkarkojnë

Më: 30 mars 2023 Në ora: 15:06
Mefail Bajqinovci

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas raportimeve se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë nga pushteti presidenten Osmani, nëse do t’i do të vendoste në favopr të ankesës së kryetarit të Partisë Egjiptiane, Veton Berishës.

Bajqinovci ka shkruar me ironi se “presidenten e kryeministrin po i shkarkojnë çdo muaj”.

“Çdo muaj po e shkarkojnë kryeministrin dhe presidenten”, ka shkruar Bajqinovci.

Ndryshe për këto dilema është deklaruar edhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.

Ai ka thënë se mandati i presidentes, Vjosa Osmani nuk rrezikohet edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të ankesës së dy kandidatëve për deputet Veton Berisha dhe Alebert Kinolli.

Ai ka dhënë dy arsye përse Osmani nuk mund ta humb mandatin.

“Në radhë të parë, ankesa e dorëzuar nga dy kandidatët për deputetë nëse rezulton e suksesshme, potencialisht mund të revokohet mandati i një deputeti nga partia Romani Iniciativa në dobi të kandidatit për deputet Veton Berisha, për shkak të dyshimeve potenciale për deformim të mekanizmit të ulëseve të garantuara, duke mos anuluar të gjitha votat që subjektet politike të komuniteteve joshumicë kishin fituar nga komunitetet tjera të cilave ata nuk i përkisnin. Sikurse, edhe në rast Gjykata vendos në favor të dy deputeteve, prapë se prape nuk mund të rrezikohet mandati i Presidentes, pasi që kanë kaluar afatet kohore kur ka qenë e mundur të kontestohet ligjshmëria e zgjedhjes së Presidentes së republikës”, ka shkruar ai në Facebook.

Miftaraj ka thënë se ky rast nuk mund të krahasohet me atë të rrëzimit të Qeverisë Hoti.

“Rasti konkret nuk mund të krahasohet me rastin e Qeverisë Hoti. Kjo pasi në rastin e Qeverisë Hoti, procedura kushtetuese ka qenë e iniciuar kundër vendimit për zgjedhjen e Qeverisë. Vlerësimi i mandatit të z. Arifi ka qenë aspekt sekondar, për të vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë. Në rastin konkret, procedura kushtetuese nuk është e drejtuar tek vendimi për përzgjedhjen e presidentes, por vetëm tek mandati i një deputeti, anulimi i të cilit mandat, siç u tha, nuk mund të ketë pasoja më vendimet tanimë të nxjerra (Kjo praktikë e Gjykatës Kushtetuese është ndjekur në rastin e vendimit për përzgjedhjen e z. Pacolli si president dhe vendimin për zgjedhjen e Qeverisë Hoti)”, ka shkruar ai.

Vjosa Osmani ishte zgjedhur presidente më 4 prill të vitit 2021 me 74 vota në raundin e tretë të votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat