Jetullah Geci viziton liderët e UÇK-së në Hagë

Aktuale

Jetullah Geci viziton liderët e UÇK-së në Hagë

Më: 30 mars 2023 Në ora: 16:54
Jetullah Geci

Ish-komandanti i Brigadës 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës, Jetullah Geci, ka vizituar të enjten liderët e UÇK-së, të cilët janë duke u mbatur në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitir 2020.

Lajmin për këtë vizitë e ka bërë me dije djali i Gecit, Arbëri, i cili ka thënë se liderët e UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë janë themeli i shtetit të Kosovës.

“Kudo që gjendeni Çlirimtarë bashkëluftëtarët e shokët i keni krahë! Sot babai im Jetullah Geci ishte në vizitë tek shokët e tij në Hagë! Trimat tanë që po gjykohen atje janë themeli i shtetit tonë”, ka shkruar Geci në “Facebook”.

Jetullah Geci është njeri nder luftëtarët e parë të UÇK-së dhe dajë i komandantit legjendar, Adem Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat