Krasniqi: Me Marrëveshjen e Ohrit nuk flitet më për Asociacion, por për autonomi politike për serbët

Aktuale

Krasniqi: Me Marrëveshjen e Ohrit nuk flitet më për Asociacion, por për autonomi politike për serbët

Më: 30 mars 2023 Në ora: 20:48
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se me Marrëveshjen e Ohrit, nuk bëhet më fjalë për Asociacion të komunave me shumicë serbe, por për autonomi politike.

Ai tha se marrëveshja nuk i plotëson as kërkesat e as pritjet e Kosovës, duke shtuar se për këtë qasje në dialog fajtor dhe përgjegjës është kryeministri Albin Kurti.

“Presioni ndërkombëtar është rritur me qasjen ‘merre ose lëre’. Kjo është marrëveshje e pamjaftueshme për Kosovën, marrëveshje që s’i plotëson as për afërti as pritjet e as kërkesat e Kosovës. ‘Lëre’ është shumë keq, por do e mirëkuptoja po të thoshte Kurti ‘më falni kam gabuar rrugës’. Nuk mund të sillesh me aq shpërfillje, me atë mungesë të koordinimit në raport me njerëzit që të kanë mbështetur dhe të thuash tash e kemi ndërruar situatën. Ne s’po flasim për Asociacion fare, po flasim për Autonomi politike potencialisht për komunitetin serb”, tha Krasniqi në Ktv.

Krasniqi ka theksuar se Kurti s’po arrin as ta sqarojë çka është vetëmenaxhimi, e kur po tenton “po bëhet qesharak”.

Ai ka thënë se suksesi i vetëm i kësaj qeverie në raport me Serbinë është se kanë arritur ta ndërrojnë termin nga “vetëqeverisje” në “vetëmenaxhim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat