Ymeri: Zbatimi i aneksit të marrëveshjes ka pësuar ndryshime, dhe jo në favor të Kosovës

Aktuale

Ymeri: Zbatimi i aneksit të marrëveshjes ka pësuar ndryshime, dhe jo në favor të Kosovës

Më: 31 mars 2023 Në ora: 08:25
Visar Ymeri

Drejtori ekzekutiv i Institutit për politika sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri ka folur edhe për marrëveshjen e arritur në Ohër më 18 mars.

Ai, ka thënë se kalendari i zbatimit të marrëveshjes ka pësuar ndryshime, nga ai i mëparshmi dhe se këto ndryshime nuk janë në favor të Kosovës.

“Aneksi që ravijëzon kalendarin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë ka pësuar disa ndryshime nga ai i mëparshmi që i është dorëzuar palëve. Dhe këto ndryshime nuk kanë qenë në favor të Kosovës.

Sido që të jetë Marrëveshja Bazë duhet zbatuar e tëra dhe mendoj që Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të jetë insistuese që të mirëmbahet logjika e sekuencimit të ngjarjeve, në mënyrë që secili veprim zbatues i Kosovës të përcillet nga një veprim zbatues i Serbisë”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat