​Haradinaj: Përgjegjësit për masakrën në Pastasel të Rahovecit mbesin ende të pandëshkuar

Aktuale

​Haradinaj: Përgjegjësit për masakrën në Pastasel të Rahovecit mbesin ende të pandëshkuar

Më: 31 mars 2023 Në ora: 10:29
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, në 24 vjetorin e masakrës në Pastasel të Rahovecit, ka thënë se dora barbare nuk kurseu as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë.

“Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë, që u martirizuan 24 vjet më parë në Pastasel të Rahovecit. Dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë. Përgjegjësitë për këtë krim makabër mbesin ende të pandëshkuar!

Përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojmë.

Lavdi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat