​Kurti takoi ambasadorin e Norvegjisë

Aktuale

​Kurti takoi ambasadorin e Norvegjisë

Më: 31 mars 2023 Në ora: 11:18
Foto nga takimi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, me të cilin diskutoi për projekte të bashkëpunimit si dhe marrëdhëniet në mes dy shteteve.

Sipas Kurtit, Norvegjia ka një rol të rëndësishëm për mbështetjen e saj në angazhimin e kuadrove profesionale dhe ekspertizë në institucionet e Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në paraditen e sotme, takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl. Diskutuan për projektet e ndryshme të bashkëpunimit dhe për marrëdhëniet e mira dypalëshe.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin aktiv e të rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve, dhe veçanërisht për mbështetjen e saj në angazhimin e kuadrove profesionale dhe ekspertizë në institucionet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat