Stano: Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka afat, as skadencë

Aktuale

Stano: Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka afat, as skadencë

Më: 31 mars 2023 Në ora: 14:31
Peter Stano

Marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës e datës 23 nëntor 2022 nuk ka një afat të caktuar apo datë skadence, tha zëdhënësi ipër Punë të Jashtme të BE-së, Peter Stano, i pyetur për marrëveshjen mes dy palëve për targat, e cila u raportua që skadon në mesnatën e sotme.

Më 23 nëntor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes për targat e veturave në veri të Kosovës.

Stano shtoi se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ftoi negociatorët kryesorë të të dy palëve në një takim të martën në Bruksel, ku do të diskutojnë për “zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel më 27 shkurt dhe Aneksi për zbatim është dakorduar më 18 mars në takimin në Ohër”.

“BE pret që ndërkohë, të dyja palët të vazhdojnë të kontribuojnë në atmosferën e normalizimit dhe pajtimit dhe në realizimin e shpejtë të detyrimeve të marra. Të dyja palët janë zotuar të përmbahen nga të gjitha aktivitetet që do të shkonin në drejtim të kundërt”, deklaroi Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat