Invalidi i luftës në marshin në Prishtinë: Besoj fuqishëm në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së

Aktuale

Invalidi i luftës në marshin në Prishtinë: Besoj fuqishëm në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së

Më: 2 prill 2023 Në ora: 14:47
Mentor Mehmeti

Mentor Mehmeti ka qenë pjesë e logjistikës së luftës së UÇK-së, ku si pasojë e luftës, tashmë është invalid i saj. Ai po merr pjesë në marshin në Prishtinë, në mesin e shumë qytetarëve që tashmë i janë bashkuar gjatë kësaj të diele.

“Ne nuk e kemi pasur frikë luftën e kemi ditur që fitorja do të vijë. Pavarësisht plagëve, dëmëve që janë shkaktuar, ne besojmë në pastërtinë e luftës që e kemi bërë”, ka thënë Mehmeti.

Ndërsa, i pyetur nëse mendon që kanë bazë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Mehmeti ka shtuar se beson fuqishëm në pafajësinë e tyre.

“Kemi qenë të bashkuar në luftë, kemi qenë të bashkuar në të gjitha sfidat dhe besoj se do të jemi të bashkuar edhe për drejtësi”, ka theksuar Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat