Rron Gjinovci “e inspektoi me biçikletë” numrin e protestuesve, flet me shifra

Aktuale

Rron Gjinovci “e inspektoi me biçikletë” numrin e protestuesve, flet me shifra

Më: 2 prill 2023 Në ora: 16:17
Rron Gjinovci

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka publikuar një status pas përfundimit të “Marshit për Drejtësi”. 

Ai ka njoftuar se e ka “inspektuar” personalisht me biçikletë protestën në të gjitha “anët fundore” të saj. 

“Si përfundim protesta e sotme ka pasë maksimum 30 mijë protestues.” – shkruan z. Gjinovci në profilin e tij në Facebook. 

Sipas tij, sheshet në Prishtinë nuk kanë kapacitet për më shumë se “40 mijë protestues”.

Postimi i plotë

E njejtë në numra ka qenë protesta e 17 shkurtit 2016 e VV,-AAK-NISMA. Kritika jeme ka qenë e njejtë edhe atëherë. Thjesht mos hiperbolizoni se ka matje shkencore për këtë punë.

Dola personalisht dhe e inspektova me biçikletë në të gjitha anët fundore protestën. Në ora 14:40, pra në kulmin e saj, protesta shtrihej prej ndërtesës së Qeverisë deri te restoran Rings. Me anë të Gjeo Portalit sikurse në foton e ilustrume shihet matja e hapsinës ku u shtri protesta. Pra 10622.77 metra katrorë. Le të themi që afër ndërteses së Qeverisë ku e pash me sytë e mi turma ishte e ngjeshun dhe nuk mujshe me kalu duke e shty biçikletën, por as me trup pa u fërku me trupa tjerë. Llogarisim që dendësia do t'ketë qenë diku 4 veta në metër katror, dmth të 4 trupat preken mes vete. Por, te Rings deri te Swiss Diamond mujshe me kalu duke e shty biçikletën me dorë. Dendësia varirojke prej 1 person për metër katror deri në 1 person në 2 metra katrorë, dmth goxha shlirë. Po e marrim mesataren ma optimiste për gjithë hapsinën, që është 3 veta për metër katror.

Shkojmë me llogaritje:

10622.77 X 3 = 31868

E njejtë në numra ka qenë protesta e 17 shkurtit 2016 e VV, AAK, NISMA. Kritika jeme ka qenë e njejtë edhe atëherë. Kuptojeni që sheshet tona krejt bashkë deri te Grandi (që nuk janë mushê asnjiherë) nuk kanë kapacitete për ma shumë se 40 mijë protestues. (Atëherë matja ka qenë me një aplikacion tjetër).

Si përfundim protesta e sotme ka pasë maksimum 30 mijë protestus. Edhe me 2016 kaq ka pasë. Ksaj radhe protestën e ka mbështetë edhe pushteti edhe pjesa ma e madhe e opozitës. Atëherë veç opozita. Tung tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat