Fahrije Hoti: Ju ftoj të gjithëve të jemi të bashkuar në mbrojtjen e historisë sonë

Aktuale

Fahrije Hoti: Ju ftoj të gjithëve të jemi të bashkuar në mbrojtjen e historisë sonë

Më: 2 prill 2023 Në ora: 16:30
Fahrije Hoti

Heroina e Krushës, Fahrije Hoti, i ka thënë turmës në Marshin për Drejtësi se sot jemi bashkë për të kërkuar drejtësi për të kaluarën tonë të dhimbshme, për luftëtarët e lirisë dhe për të ardhmen.

“Familja ime dhe Krusha, martirë, 24 vite pas luftës, ende kërkojnë drejtësi, bashkëshorti im, sikurse qindra të tjerë, është ende i pagjetur .

Në vend të kërkim faljeve nga ata që e shkatërruan e rrënuan këtë vend, nesër dalin para gjykatës çlirimtarët e Kosovës, jemi këtu për t’u thënë që jemi me ta, jemi një”, tha Hoti.

“Ju ftoj të gjithëve të jemi të bashkuar në mbrojtjen e historisë sonë dhe të vërtetës sonë”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat