​Latifi: Kriminelët e vërtetë janë në Serbi

Aktuale

​Latifi: Kriminelët e vërtetë janë në Serbi

Më: 2 prill 2023 Në ora: 17:31
Smajl Latifi

“Kriminelët e vërtetë janë në Serbi, ata duhet të gjykohen dhe Gjykatë Speciale është dashur të ketë Serbia dhe jo Kosova”, tha kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mori pjesë në marshin në shenjë solidarizimi dhe mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, që po mbahen në Hagë.

Latifi tha se për krimet e shumta që janë kryer në Kosovë ndaj shqiptarëve duhet të hetohen e të gjykohen serbët që kanë dhënë urdhër dhe ata që io kanë ekzekutuar.

Latifi: Kriminelet e vërtetë janë në Serbi

“Është një masë e madhe që e ka përqafuar idenë e solidarizimit dhe marshimit për drejtësi. Është dëshmi që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka lindur nga populli, pra rrënjët i ka në popull dhe është një solidaritet, për shkak se dihet që Gjykata Speciale, përkatësisht Dhomat e Specializuara, nuk kanë aspak të drejtë me qasjen e tyre ndaj Kosovës, duke i gjykuar ushtarët e UÇK-së. Kriminelët e vërtetë janë në Serbi dhe ata duhet të hetohen, të gjykohen dhe të ndëshkohen për krimet e shumta dhe gjenocidet që i kanë bërë ndaj shqiptarëve. Gjykatë Speciale është dashur të ketë Serbia dhe jo Kosova”, tha ai.

Latifi shtoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është emblemë e lirisë dhe vlera sublime që kombi shqiptar ka krijuar

Latifi: UÇK-ja është emblema dhe vlera sublime që kombi shqiptar e ka

Edhe ata të cilët nuk kanë mundur të jenë pjesë e këtij aktiviteti, këtij marshimi, besoj se e ndjejnë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është emblema e lirisë dhe është vlera më sublime që ka krijuar kombi shqiptar, sidomos pjesa e kombit shqiptar që ka qenë e pushtuar, e shtypur, e shfrytëzuar nga pushtuesi sllav”, shtoi ai.

Kujtojmë se nesër (3 prill), do të fillojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë, që nga nëntori i vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat