“Marshi për Drejtësi”/ Spahiu: Opozita kërkoi të dëshmonte forcën, nuk kishte pjesëmarrje të lartë

Aktuale

“Marshi për Drejtësi”/ Spahiu: Opozita kërkoi të dëshmonte forcën, nuk kishte pjesëmarrje të lartë

Më: 2 prill 2023 Në ora: 20:24
Foto nga intervista

Analisti Nexhmedin Spahiu e ka konsideruar marshimin e kësaj të dielë në Prishtinë si një demonstrim të forcës së opozitës ndaj qeverisë së Albin Kurti. Pankartat pa logo politike dhe me fraza në mbështetje të ish drejtuesve të UCCK në përballjen me drejtësinë në Hagë, sipas Spahiut ishin një shkas për të organizuar marshimin.

Nuk mu duk që ishte pjesëmarrje aq masive, për kundër faktit që këtë protestë e ka organizuar forca e dytë politike në vend.” “Qëllimi parësor nuk ishte përkrahja e njerëzve në Hagë, ky ishte shkas, por për të demonstruar një farë force përballë qeverisë së Albin Kurtit. Një pjesëmarrje e tillë nuk ishte një demonstrim i denjë për një parti e cila pretendon të marrë pushtetin. Besoj se kjo, duke marrë parasysh përmasat siç është një parti e madhe, PDK, nuk ishtë një pjesëmarrje e madhe”, tha ai. “Kërkohet të votohet kundër Gjykatës Speciale ndërkohë që nuk merren parasysh njerëzit që e kanë votuar atë. Është absurde që në protestë të shohësh fytyra që kanë votuar për Gjykatën Speciale dhe tani protestojnë”, shtoi ai.

Pyetur lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale për Hashim Thaçi dhe tre ish zyrtarëve të tjerë të Kosovës, Spahiu u përgjigj duke thënë se drejtësia perëndimore ndonëse jo perfekte mbetet shumëfish më korrektë se vendi ynë.

Nuk e di këtë, por besoj që gjyqësia ndërkombëtare, nëse nuk është perfekte, të paktën është gjyqësi korrekte se sa gjyqësia vendore. Ne fatkeqësisht as në shq as në ks nuk kemi arritur të ngrejmë një gjyqësi të pavarur korrekte. Gjyqësia perëndimore nuk e ka arritur këtë drejtim, por janë qindrafish më mirë se ne, më korrektë. Nëse do të jenë të pafajshëm të akuzuarit në Hagë jam i sigurtë se ata nuk do dënohen. Nëse do jenë të fajshëm me shumë gjasë ata do të dënohen”, tha ai.

Rikthimi i tensioneve në Veri të Kosovës ka ngjallur mjaft reagime. Lidhur me këtë çështje analisti deklaroi se tensionet vijnë fill pas presionit të vazhdueshëm të Perëndimit për zbatim të marrëveshjes së dakordësuar në Ohër mes Kurtit dhe Vuçiç. Sipas tij, Beogradi po provokon këto incidente në veri për të shmangur vëmendjen nga moszbatimi dhe bërja bisht e kushteve të planit franko-gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat