Ali Ahmeti pas marshit në Prishtinë: Lufta e UÇK-së ishte e pastër si loti

Aktuale

Ali Ahmeti pas marshit në Prishtinë: Lufta e UÇK-së ishte e pastër si loti

Më: 2 prill 2023 Në ora: 21:16
Ali Ahmeti

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar pas marshit të mbajtur në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, ku ka thënë se i mbarë kombi u bë bashkë për drejtësi.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se Lufta e UÇK-së ishte e pastër si loti, kundërpërgjigje ndaj gjenocidit serb.

Ai tutje ka uruar lirimin e sa më të shpejtë të ish-krerëve të UÇK-së.

Sot mbarë kombi u bë bashkë për drejtësi dhe përbtë kërkuar lirimin e menjëhershëm të bijve të vet që i dolën në mbrojtje atdheut të tyre nga kthetrat e okupimit serb. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e bashkëveprimtarëve të mi ishte e pastër si loti, kundërpërgjigje ndaj gjenocidit serb, veprim ushtarak që kishte përkrahjen e madhe të botës perëndimore, ashtu siç sot e ka dhe Ukraina kundër okupimit rus. Uroj lirimin sa më të shpejtë të tyre dhe ti presim kështu si sot në numër kaq të madh, ashtu siç e meritojnë.” – ka shkruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat