Pas marshit të sotëm avokati Gazmend Halilaj vjen më një deklaratë: Nuk dua të jem në listën me ata që urdhëruan mbi 180 vrasje!

Aktuale

Pas marshit të sotëm avokati Gazmend Halilaj vjen më një deklaratë: Nuk dua të jem në listën me ata që urdhëruan mbi 180 vrasje!

Nga: M.H. Më: 2 prill 2023 Në ora: 22:19
Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me marshin e sotëm për ish-krerët e UÇK-së.

Ai është shprehur se nuk dëshiron të jetë në të njejtën listë me ata që urdhëruan mbi 180 vrasje, përcjell “Bota sot”.

Unë jam Gazmend Halilaj i biri Sefedinit që SHKAU MA KA KALLË gjatë luftës dhe emrin tim dhe të babit tim nuk e du në të njëjtat lista, ku njerzit që akuzohen për qindra vrasje të jenë udhëheqësit e mi {.}”, shkroi ndër të tjera avokati.

Postimi i plotë

Miq, në regjiistrin e Organizatës IOM, qe është berë menjëherë pas luftë, numri im rendor ka qenë 0665, dmth, isha në mesin e 600 të parëve.

Derisa një grup Oligarkesh që për interesa klanore, RREZIKOJN ta shpie UÇK në, si organizat vrastare, për eleminimin e kundershtarve politk, ku akuzat qe rendojnë mbi ta janë Puro politike dhe atë pas përfundimit të luftës, këso dorë, unë kërkoj që emri im MOS të gjendet në asnjë listë, ku janë ata, që, sot akuzohen për Urdhërdhënien e mbi 180 vrasjeve…

Unë jam Gazmend Halilaj i biri Sefedinit që SHKAU MA KA KALLË gjatë luftës dhe emrin tim dhe të babit tim nuk e du në të njëjtat lista, ku njerzit që akuzohen për qindra vrasje të jenë udhëheqësit e mi {.}

Image
Fotografia që i ka bashkangjtur postimi avokati Halilaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat