Krasniqi nga Haga: Çlirimtarët tanë do të dalin fitimtarë

Aktuale

Krasniqi nga Haga: Çlirimtarët tanë do të dalin fitimtarë

Më: 3 prill 2023 Në ora: 08:55
Uran Ismaili, Memli Krasniqi dhe Adelard Tahirin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në ditën e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po qëndron në Hagë.

Nga Haga, ai bashkë me deputetin Adelard Tahirin, dhe Urain Isamilin kanë thënë se janë duke e ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor.

“Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi është shprehur i bindur se në këtë betejë ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin fitimtarë.

“Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat