Kosova të kërkojë Asociacion edhe për shqiptarët në Luginë, thotë profesori amerikan

Aktuale

Kosova të kërkojë Asociacion edhe për shqiptarët në Luginë, thotë profesori amerikan

Më: 3 prill 2023 Në ora: 09:17
David Philips

Është e rëndësishme të ketë simetri, thotë profesori amerikan në Columbia University, David Philips, duke folur për çështjen e të drejtave të pakicave, përkatësisht për çështjen e Asociaiconit të Komunave e shumicë serbe në Kosovë.

Philips është i mendimit që të ketë edhe Asociacion të komunave shqiptare në Luginën e Preshevës, ndonëse një gjë të tillë ishte vetë ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili tha se nuk është pjesë e dialogut të facilituar nga BE-ja dhe se një çështje e tillë është “ekskluzivisht çështje për shtetin e Serbisë”.

“Emri i Asociacioni nuk është aq i rëndësishëm sa përcaktimi i kompetencave të Asociacionit. Çfarëdo pushteti që i jepet Asociacionit duhet të shtrihet edhe në komunitetet etnike shqiptare në Preshevë, Bujanoviq dhe Medvegjë.

Simetria është e rëndësishme. Po kështu është një mekanizëm për monitorimin e zbatimit të kompetencave të Asociacionit në mënyrë që ato të kontribuojnë në stabilitetin afatgjatë dhe integritetin territorial të Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat