Protestë në Hagë në mbështetje të ish-eprorëve të UÇK-së

Aktuale

Protestë në Hagë në mbështetje të ish-eprorëve të UÇK-së

Më: 3 prill 2023 Në ora: 10:15
Protesta në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Qindra qytetarë nga Kosova dhe diaspora janë mbledhur më sheshin Laan van Reagan en Gorbatsjov në Hagë.

Ata janë mbledhur për mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sheshi ndodhet rreth 3 kilometra larg Gjykatës Speciale të Kosovës ku më 3 prill ka nisur gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në mesin e protestuesve ka edhe pjesëtarë të diasporës nga Gjermania, Kroacia e Zvicra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat