Jashari: Ata që e votuan Specialen do t’i pyesja “Si po e ndjeni veten sot?”

Aktuale

Jashari: Ata që e votuan Specialen do t’i pyesja “Si po e ndjeni veten sot?”

Më: 3 prill 2023 Në ora: 11:08
Xhavit Jashari

Në Hagë ka nisur gjykimi ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së Xhavit Jashari, ka thënë se Haga po tenton ta sulmojë luftën e UÇK-së.

“Pas themelimit të kësaj gjykate iu kemi shtruar pyetje të gjithë atyre se “Qysh e ndjeni vetën sot” ata që e kanë votuar një gjykatë të tillë selektive e të pa drejtë që synon ta godasë luftën e drejtë të UÇK-së”, tha Jashari.

Mbi ish-krerët e UÇK-së rëndojnë akuza për krime lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat