ZPS: Selimi konfirmoi detyrat që kishin të katër të pandehurit

Aktuale

ZPS: Selimi konfirmoi detyrat që kishin të katër të pandehurit

Më: 3 prill 2023 Në ora: 11:21
Matthew Halling

Prokurori Matthew Halling vazhdoi me deklaratën hyrëse, duke thënë se gjatë intervistimit në Hagë nga prokurorët e specializuar, Rexhep Selimi, ka konfirmuar postet që katër të akuzuarit kanë pasur gjatë luftës në Kosovë.

Më pas ai lëshoi një pjesë të intervistë në Hagë.

Ku Selimi flet se kush i shkruante komunikatat e UÇK-së dhe kush ishte përgjegjës për mesazhin që duhej nxjerrë në publik.

Sipas Halling, Thaçi në fundin e vitit 1998 kishte marrë drejtimin e drejtorisë politike të UÇK-së, Veseli kishte qenë përgjegjës drejtorinë e zbulimit, Selimi ishte inspektor i përgjithshëm i UÇK-së dhe Krasniqi ishte zëdhënës, pra “i ngarkuar për t’iu dhënë zë” politikave të këtij organizimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat