Vajza e Jakup Krasniqit: Pres gjykim të drejtë

Aktuale

Vajza e Jakup Krasniqit: Pres gjykim të drejtë

Më: 3 prill 2023 Në ora: 11:59
Vajza e Jakup Krasniqit

Derisa ish-zëdhënësi i UCK-së Jakup Krasniqi ndodhet në sallën e gjyqit në Gjykatën Speciale, vajza e tij, Gresa i është bashkuar diasporës shqiptare në protestën në mbështetje të të akuzuarve.

Ajo i ka thënë KP se është në pritje të një gjykimi të drejtë.

Krasniqi: Pres një proces te drejtë

“Pres një proces te drejtë, shpresoj që do të jetë një proces i drejtë dhe sa me shpejtë të përfundojë”, ka thënë vajza e Jakup Krasniqit.

Gresa Krasniqi thekson se sot ka emocione dhe ndjenja të përziera.

Krasniqi: Ndjenja dhe emocione të përziera

“Ndjenja të përziera, emocione të përziera, megjithatë jam shumë e lumtur që sot gjendem këtu në mesin e shume bashkatdhetarëve të cilët kanë ardhur nga vende të ndryshme të Evropës që të bashkëndjejnë për ne dhe të mbështesin çlirimtarët për të cilët sot ka filluar gjykimi”, theksoi ajo.

Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi e Rexhep Selimi kanë dalë sot para trupit gjykues në Hagë ku janë deklaruar te pafajshëm.

Ata ndodhen në parabrugim prej nëntorit të vitit 2020.

Prokuroria pretendon se të njëjtit kanë kryer krime lufte.

Derisa ka filluar gjykimi në Speciale, disa kilometra larg janë mbledhur shqiptarë nga diaspora në një protestë paqesore me qëllim që të tregojnë mbështetjen e tyre për të akuzuarit.

Protestës i janë bashkuar edhe familjarë të të akuzuarve, djali i Kadri Veselit, i Hysni Gucatit e të tjerë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat