Hoxhaj: Historia e shkruar në vitin 1999, s’mund të rishkruhet

Aktuale

Hoxhaj: Historia e shkruar në vitin 1999, s’mund të rishkruhet

Më: 3 prill 2023 Në ora: 13:21
Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se hëna është plotë dhimbje pasi në Hagë ka filluar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Hoxhaj është shprehur i bindur në pafajësinë e tyre, teksa ka thënë se historia e shkruar në vitin 1999, s’mund të shkruhet sërish.

“Sot është një ditë plotë dhimbje për shqiptarët kudo që janë, meqë filloi procesi në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, të gjithë këta bartës institucionesh kanë qenë të zgjidhur nga qytetarët.

Është një fazë plotë dhimbje dhe plotë e padrejtësi dhe me këtë rast do të mbyllet në favor të tyre. Të gjithë krerët e UÇK janë heronjtë e luftës dhe paqes dhe dje e kishim një marsh me një prani të madhe të qytetarëve. Për mendimin tim historia e Kosovës është shkruar deri në shtator të vitit 1999 dhe e njëjta nuk mund të shkruhej më 2023”, ka deklaruar Hoxhaj.EO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat